Shkrime nga Pano Hallko

Drejtësia e Munguar, prodhon kriminelë…
Drejtësia e Munguar, prodhon kriminelë…

Nga PANO HALLKO

Aty në mesin e viteve të nëntëdhjeta, babai i një gjyqtari vinte çdo ditë nga periferia e Tiranës me një gomar të ngarkuar me dru, myshterinjtë e të cilave i kishte krejt rastësisht, pas Gjykatës së Rrethit të Tiranës. Njerëzit(e jo vetëm blerësit e druve), i qanin hallin burrit të moshuar që në ditët e acarta, por edhe në piskun e vapës, bënte gjithë atë rrugë për të ushqyer familjen. Por me kalimin e kohës njerëzia vunë re se gomarin(ngarkuar apo bosh) e vizitonin njerëz të ndryshëm, atje tek ishte lidhur, poshtë një peme. Vizitorët, të cilët vinin nga Gjykata ose kishin gjyq në ditët e ardhshme,  rrinin pranë kafshës së pafajshme edhe me orë të tëra, deri sa të vinte i zoti i saj.

Pastaj, zhvillohej një bisedë e shkurtër, lihej një zarf në kaptellin e samarit, dhe vizitori largohej i kënaqur se… e kishte fituar gjyqin në… kaptellin e samarit të gomarit.

Ishte shumë e thjeshtë kjo lidhje siç u vërtetua më vonë: Djali i të zotit të kafshës, ishte bërë “jurist” tek Plepat, dhe shpërndante “drejtësi” në Gjykatën e Tiranës.

Por intuita e fshatarit(e cila jo gjithnjë duhet nënvleftësuar), e kishte mësuar që numrin e llogarisë për të palarat, ta çelte në… majë të samarit!

Kështuqë kafsha e “florinjtë” në ardhje transportonte një barrë dru, kurse drejtim fshatit ngarkonte të zotin me ca zarfa të rëndë, shumë të rëndë të paktën për kohën, por jo për gomarin…

Këtij detaji iu dha ndoshta “pjesa e luanit” në shkrim, por mbase duhej, pasi tregon më së miri se si “u çimentuan themelet e Drejtësisë së “re”, asaj të shtetit ligjor që kushedi se kur do të ndërtojmë.

Vrasjen e katër policëve në detyrë opinioni shqiptar e përjetoi në mënyrën e vet, me keqardhje të madhe, por jashtë suazës së “të përbërit lajm”. Ndoshta këtu qëndron edhe fatkeqësia jonë e përbashkët, pasi kemi arritur në pikën kur krimi sado monstruoz që të jetë, nuk përbën më lajm, për veshët e njerëzve të ngarkuar me njëmijë e një halle në luftën e egër për mbijetesë. Ky popull është autori i thënies shumë domethënëse: -“Nuk më lenë zilkat e mija, që të dëgjoj këmborët e tua”. Si gjithë të tjerat, edhe këtë lajm njerëzia e përcollën duke ndenjur në minderët e shtëpisë, më sytë në ekranin e “News 24”, ofshanë nja dy herë, thanë me vete: -“Të shkretët ç`i gjeti, për ditën e punës lanë jetën”, dhe  kaluan në kapitullin e mënxyrtë të jetës së tyre, tejet të vështirë…

Ashtu siç një pjesë e këtyre njerëzve, pasi u ka qarë hallin atyre që u vranë për bukën e gojës, kanë thënë në kulmin  e dëshpërimit: -Mirë ua bëjnë, nuk i vrasin të gjithë? Sado makabër që të tingëllojë kjo në mendjen e një njeriu, në realitetin shqiptar ndodh. Por nuk ndodh për arsye se ata mbështesin Dritan Dajtin, apo se kishin gjë me katër policët e gjorë që shkuan si cjapi tek kasapi. Jo! Është zhgënjimi, dhe vështirësia për të mbijetuar në dheun e tyre, ajo ç`ka i shtyn në të tilla mendime ogurzeza.

Edhe Dritan, edhe armik i dritës?!?…

Dritan Dajti me origjinë nga Zall-Dajti u rrit në një familje të rregullt, pse jo edhe model për kohën. Babai i tij Hasan Dajti, ishte jo vetëm e thjesht “burrë i mirë” siç zakonisht thuhet nga njerëzit, por edhe guzhinier, madje në dy nga lokalet më në zë të asaj kohe: tek “Dajti”, por edhe tek “Tajvani”. Sot e dinë edhe më të painformuarit se deri edhe pastrueset që punonin në këto lokale, jo vetëm ishin njerëz të rregullt e “të pastër” në kuptimin e kohës, por edhe kontigjente të sigurta të shtetit. Pra në një familje të tillë u lind e u rrit Dritani, e askush nuk mund të mendonte se ai do të bëhej armik i Dritës… Por si gjithë ata “më në zë”, edhe ky nuk u bë i tillë brenda ditës, as brenda periudhës së një qeverisjeje të vetme.

Jemi mësuar shpesh të themi e të shkruajmë se varfëria e mjerimi prodhojnë krimin. Por jo rrallë mungojmë të perceptojmë, të shprehemi e të shkruajmë se fabrika më e madhe e prodhimit të krimit, është vetë sistemi i drejtësisë, kur ajo është e munguar, thënë më saktë, kur ajo i “zbardh” vendimet e saj në…samarin e gomarit.

Askush nuk e di se çfarë “asi ka nën mëngë” Hasan Da jti, kur thotë:-Do të flas kur të vijë momenti. Por të gjithë pothuaj kanë diçka për të thënë “kur të vijë ora”, pasi në këto 18 vite më shumë se njëherë janë zhgënjyer paq me drejtësinë, kanë parë se “bishti i kandarit” të saj “thyen” thuajse gjithnjë andej nga… e padrejta.

Një gjë dihet e saktë, që Dritani nuk u bë vrasës këto ditë(të paktën sipas drejtësisë).

Por fakti që ai shkoi deri në Gjykatën e Strasburgut për të hedhur poshtë akuzën e vrasjes, si edhe fakti që ajo Gjykatë e pranoi çështjen për gjykim, tregon shumë e shumë gjëra, përveç atyre që shkruhen në Proces-verbalet e drejtësisë sonë.

Tanimë është i njohur prej të gjithëve fakti se në Gjykatën tonë të Lartë, kur vjen ndonjë dosje e ndonjë barkthati nga Gjykatat e rretheve për ndryshim mase sigurie, nëse nuk ka ndonjë “motiv që ia vlen”, referentët shkruajnë në një copëz letre që ngjisin mbi të: -“L.F.”. Domethënë, ler në fuqi vendimin e Shkallës së Parë apo të Dytë. Për pasojë kjo dosje nuk shikohet e as merret parasysh për gjykim. Prandaj fakti që Gjykata e Strasburgut e mori në gjykim atë çështje, edhe për ne që nuk kemi studiuar për Drejtësi, do të thotë që ose ka mangësi në hetime, ose ka shkelje në procedurë. Por kur ata shprehen se: -Gjykata shqiptare ka shkelur Legjislacionin e vendit të saj(për mbrojtjen me fanatizëm të të cilit ajo ekziston), do të thotë se lepuri “fle edhe diku tjetër”.

Ndër vite e në mënyrë të përsëritur në këtë vend është folur e pretendohet se është kryer(për të disatën herë) Reforma në Drejtësi. E megjithatë, prokurorët, avokatët-sekserë dhe gjykatësit, pra pothuaj gjithë ata që në vendin e tyre të punës në këtë vend vishen me të zeza, shtojnë si me magji pasuritë, bëhen çdo ditë e më të “fuqishëm”, çdo ditë e më të padrejtë. Kategorizime totale dhe mohime të përgjithshme nuk mund të ketë, por kur e përgjithshmja  është negative, pozitiv ngelet aspekti, i cili në gjuhën juridike quhet edhe përjashtim.

Pra, nëse nuk e vemë në diskutim faktin që Dritan Dajti është kriminel, nuk besoj se kemi të drejtën të diskutojmë se prodhim i kujt duarve është ai.

Ai hyri në fillimin e tranzicionit të stërgjatur shqiptar(që përveç të tjerave na pëlqen ta quajmë edhe demokraci), tamam kur ishte 20 vjeç.

Vërtet ai mund të ketë qenë pjesë e “aktivitetit ekonomik” në Rrugën e Kavajës, por kjo nuk i jepte të drejtën drejtësisë sonë që pasi ta kishte arrestuar për vjedhje, t`i shtonte edhe akuzën për vrasje. Edhe paraburgimi i stërgjatur tek i cili u shpresua, nuk dha rezultat, ose më mirë solli një rezultat, atë të arratisjes së tij nga…Gjykata! Atë ditë, me atë arratisje, ai u diplomua përfundimisht si vrasës! Se kush ka firmosur në diplomën e tij respektivisht në vendet e “dekanit” dhe të “rektorit”, atë e di vetëm ai dhe “ata”. Se kush ia mundësonte atij hyrje-daljet jashtë shtetit pa gjemb në këmbë, madje duke qenë në listën e atyre “me të kuqe”, atë e di vetëm ai dhe “ata”. E keqja jonë qëndron në faktin se ne njohim me emër vetëm “atë”, i cili fare mirë e me plot të drejtë, edhe në gjuhën e Drejtësisë mund të quhet pse jo viktimë e “tyre”. Pra ne nuk njohim “ata”. Dhe kur themi ne, nuk bëjmë fjalë për persona fizikë, qofshin këta edhe me qindramijë, apo miliona njerëz! Bëjmë fjalë për Institucione, të cilat pretendojnë se na përfaqësojnë ne, në të gjitha drejtimet, për të gjitha problemet dhe hallet. Kur të fillojnë të funksionojnë këto Institucione në atë mënyrë për të cilën paguhen të funksionojnë, atëherë do të kemi shumë pak dritanë-r, pse jo edhe asnjë. Përndryshe, ata do të shtohen, edhe kur nuk quhen Dritanë-r, pasi “dritën” ua emeton dikush tjetër, “ai” apo “ata”, që në këto lloj dramash mban për emër përemrin aq të vështirë, të pështirë e kobndjellës: -“ata”!!!…

Tiranë 14/08/2009

DETARIA SHQIPTARE, E LASHTE SA KOMBI..
DETARIA SHQIPTARE, E LASHTE SA KOMBI…

Pano Hallko

Per nje Komb si yni, historia e shume Armeve dhe Forcave mund te filloje natyrshem me fillimet e shtetit te ri shqiptar, pra ne vitin 1912. Por persa i takon Detarise, i ndodhur ne udhekryqin e kontinenteve, i lagur nga ujerat e dy deteve, ajo eshte bashkemoshatare dhe bashkeudhetare e perjetshme e tij. Ajo fillon me fjalet Liburnat dhe Lembet…

…Nese do te rendim pas ne histori ne thellesine e shekujve, e kryesisht ne kohen e perandorise romake, do te shikojme se flota ilire konkuronte denjesisht me ate romake. Ishte kjo aresyeja qe perandoria, te cilen Teuta nuk para e llogariste shume, vendosi sanksione per floten Ilire. Kushtet ishin tre: 1.Anijet tregetare ilire te lundronin deri ne Lezhe, 2.Me ekuipazh te reduktuar. 3. Pa armatime. Vetem duke gjykuar nga keto tre kushte te sanksionit, arrijme ne perfundimin se perandoria shikonte tek iliret jo vetem flote te afte, por edhe te rrezikshme per interesat e saj.

…Edhe perandorite bien nje dite…

Te pakten kete ka vertetuar historia e larget dhe e afert. Kurse arte te lindura bashke me kombin sic eshte detaria, jetojne ne genin e tij. Ato transformohen, tulaten, por shperthejne me me fuqi ne momente te posacme te historise se tij. Eshte ai lloj mekanizmi qe popujt e kane thelle ne ndergjegje, ne genin e vet, mekanizem qe kur e kerkon nevoja,funksionon pa patur nevoje per kurdisje nga jashte. Pra populli yne lundertar mbeti edhe ne perandorine bizantine, edhe ne ate otomane. Kaq i kenaqur mbeti Ferdinandi i II-te i Napolit nga detaret shqiptare qe vendosen suksesin e betejave te tij, saqe u fali shqiptareve trima tri krahina me tre qytete. Po kaq e mrekulluar do te kete ngelur edhe Katerina e Rusise ne vitin 1777, kur urdheroi qe ne shkollat e mesme ruse te mesohej gjuha shqipe…

Sepse…ne krye te flotes luftarake turke qe theu ate ruse, qendronte nje admiral qe fliste shqip, Ahmet ja thoshin emrin…

Ndoshta kjo ka qene edhe aresyeja qe gjuha qe flitej ne floten greke, ishte vetem ajo shqipe. Dhe vone, shume vone, ne vitet “20-30-te shek. 20-te ishte detyre e gjuhetareve qe te pershtatnin ne gjuhen e tyre fjalorin e posacem te lundrimit…

Ujku i Detit…

Haxhi Ali Ulqinaku ishte nje nga kapedanet e shquar te detit, prej Ulqini por me origjine nga Kalabria. Ka lindur rreth vitit 1569 ne Ulqin. Ne vitet 1587-1593, kreu sherbimin ushtarak ne Forcat Detare Osmane. Me pas vazhdoi studimet ne shkollen Ushtarake te Detarise ne Stamboll, gjate viteve 1594-1597.

Disa vite sherbeu ne Floten Detare Ushtarake te Perandorise Osmane ne Mesdhe. Ne ato kohe Mesdheu rrihej kryq e terthor nga piratet e huaj: italiane , greke, portugeze, spanjolle e franceze qe populli i njihte me emrin “Frenget”.Kete gje e mesojme edhe nga misionari italian De Camilis, i cili shkruan “Gjate udhetimit tim nuk hasa pengesa, megjithese Deti Meshe gjate asaj kohe ishte plot me pirate. “Behet fjale per vitin 1668 kur De Camilis udhetoi nga Italia per ne Dhermi e Himare , ku sherbeu si misionar. Ne vitet 1609-1624 ne Kepin e Karaburunit u vendos Haxhi Ali Ulqinaku, se bashku me te birin dhe dy “testana “anije me vela) qe perdoreshin nga detaret shqiptare ne shekujt XVI-XVIII . Ai luftoi kunder ushtrive franceze e veneciane qe kerkonin zoterimin e brigjeve te Adriatikut e Jonit. Haxhi Aliu shfrytezonte pyllin e Karaburunit per lende druri per ndertimin e anijeve luftarake.

Veprimtaria e tij ishte perqendruar kryesisht ne Mezokanal. Sipas gojedhenave Haxhi Aliu me anijet e tij te shpejta rrihte brigjet veriore te Afrikes deri ne Misir e Spanje. Rreth viteve 1623-1624 ne brigjet e Otrantos u ndesh me anijet e Venedikut dhe te Anglise ne nje ekspedite ushtarake te pa barabarte. U vra tek vendi i quajtur “Maja e Frengut”.Kur u mesua lajmi i zi,njerezit derdhen lote, sepse u kishte vdekur shpata e mburoja. Ne vjeshten e atij viti , barinjte vendas ne shenje zie, respekti e nderimi u hoqen bagetive zilet e kemboret, gje qe ndodhte rralle ne keto ane, vec ne ndonje gjeme te madhe.

Bubulina

Arvanitasja Laskarina lindi e u rrit ne nje fshat te Greqise se sotme, me kenget dhe zakonet e tyre, te njejta me ato te Shqiperise se jugut. Te njejtat kenge, mite e rite. Shume e re ajo dashurohet me nje grek nga ishulli Spece, te quajtur Jonuz, qe asokohe, si gjithe burrat e ketyre ishujve, rrihte detet e Greqise dhe te Mesdheut. Ne historine e atyre ishujve, Bubulina do te ishte e para grua qe do te thyente zakonin e vjeter. Duke ia lene femijet nenes se saj, ajo ishte e para grua qe ishte krah te shoqit ne det. Ai e mori ate me vete ne portet e Italise dhe te Dalmacise, e coi tutje,ne Izmir dhe ne portet e Spanjes, ku blinin arme prusiane dhe angleze. Ne Marseje te Frances shisnin grure dhe blinin mendafshet e fameshme te Lionit apo veren “Bordeaux”. Ne Kartagjene shisnin haviar dhe blinin veren “Malaga”. Mbas vdekjes ne moshe shume te re te burrit, ajo merr komanden e puneve. Marinaret e therrisnin “kapetanica”, sepse ajo ishte e forte si nje burre dhe armet i mbante ngjeshur ne brez. Ajo u martua me Bubulin, njerin prej shokeve me te ngushte te Jonuzit. Laskarina do te vazhdonte aventuren e saj me detin, luften dhe jeten boheme. Gjer ne Veracruz e Buenos-Aires, ne Lisbone, Kartagjene dhe Detin e Zi. Emri i saj tashme ishte kthyer ne legjende. Por pas vrasjes se Bubulit dhe te djalit te saj ne betejat detare, emri i saj do te behej simbol i luftes per liri. Gjithshka ajo e vuri ne sherbim te revolucionit.

Duke pershkruar betejen e famshme te Nafplios, kronisti dhe historiani grek Argjirou, shkruan: “Me kujtohet kur me 4 dhjetor 1821, ajo qendronte n kembe mbi kuverten e anijes, duke urdheruar sulmin mbi keshtjellen e Nafplios. Por 300 topat e keshtjelles e sprapsen sulmin e marinareve te saj. Si nje amazone ne zemerate, Bubulina u thirri: “Jini gra, apo jini burra te vertete?!…Perpara!”

-”Ishte 22 maji i vitit 1825 kur ajo mbylli syte duke folur ne jeten e saj vetem shqip”, -thone studiuesit franceze.

Ne fillimet e shtetit…

Ne vitin 1925 shteti shqiptar bleu dy anije te cilat u pagezuan me emrat “Skenderbeu” dhe “Shqiperia”. Ato sherbyen ne Forcat e Armatosura shqiptare. Nuk eshte rastesi as fakti qe deshmori i pare ne lufte kunder fashizmit Italin, ne oret e para te pushtimit, ishte Mujo Ulqinaku, sic jo rastesi eshte edhe mbiemri i tij.

Gjate luftes ato u mbyten dhe u desh qe te rikonstruktoheshin e keshtu u be e mundur qe me daten 15 Gusht te vitit 1945 ato te lundronin perseri.

Me 14 shkurt 1954 u krijua skuadrilja e katerave silurues ne Sazan, e cila shenon edhe fillimin e nje pervoje te re. Zhvillimi e modernizimi i Flotes filloi me ritme te shpejta sidomos pas vitit 1957. Keshtu me 21 shtator 1958 filloi aktivitetin nje nga njesite me speciale e me te rendesishme te Forcave Detare shqiptare-Njesia e Nendetesve, ne perberje te se ciles ishin 4 nendetese te prodhimit rus. Ne vitin 1960 ne Vlore u hap shkolla e Marines, sot Akademia e Detarise, e cila ka luajtur nje rol shume te madh ne pergatitjen dhe furnizimin e Flotes me kuadro oficere.

Periudha e viteve 1961-1980 shenoi zhvillimin e metejshem te Forcave Detare, krijimin e disa reparteve te KS, kompletimin me anije luftarake moderne te kohes. U krijua Sherbimi Hidrografik si organizim sigurimi lundrimor detar te veprimeve luftarake,i cili pergatiti e ngriti nje varg feneresh ne gjithe bregdetin. U ngriten e modernizuan mjaft pika sinjalo- vrojtuese dhe u pajisen ato me nje rrjet te gjere radiollokatoresh.

Ne vitet “90-te u rrit ne menyre te ndjeshme bashkepunimi me Flotat e vendeve perendimore e vecanerisht ato te NATO-s, u zhvilluan me shume sukses mjaft stervitje te perbashketa si “SAR-EX-I”, “SAREX-2″, “MAREX-I”, “MAREX-2″ etj, ne te cilat ushtaraket tane treguan nje nivel te larte profesional, nivel i cili u vleresua nga te huajt.

Me 4/04/ 2002 Kuvendi i Shqiperise miratoi Ligjin per Rojen Bregdetare, si pjese e rendesishme e Forcave Detare. Ne kete kuadder eshte edhe ndihma amerikane me 5 anije nga te cilat tri jane 20 meter te gjata e mundesi lundrimi me det deri ne 5 balle. Po keshtu edhe ndihma italiane me 12 anije 12-15 metra te gjata, me aftesi lundrimi ne 4 balle.

E ardhmja ne syte e komandantit….

“Ne kemi zhvilluar shume stervitje si Force, kemi shume aktivitet, kemi njerez te perkushtuar per kryerjen e deytres. Por pika me kulmore e aftesise se Forces sone, padyshim ngelet stervitja “Cooperative Engagment 2005″- thote Komandanti i kesaj Force, Kapiten i Rangut te Pare Kristaq Gerveni. Ishte e para stervitje detare e perbashket me vendet e NATO-s, PfP dhe Dialogut te Mesdheut, ku vendi yne ishte vend prites “Host Nation). Kjo ishte stervitja me e madhe qe edhe vete NATO ka zhvilluar me vendet e PfP. Ishte stervitja e pare ku u provuan kapaciteti, profesionalizmi dhe kontributi i Forcave Detare drejtperdrejt me forcat detare te vendeve te NATO-s. Nga analiza qe u zhvillua me specialiste te NATO-s, drejtues te stervitjes, stervitja “Cooperative Engagment 2005″ ishte shume e suksesshme dhe i arriti qellimet e caktuara.

Efektivat pjesemarres ne stervitje treguan angazhim, pergjegjesi te larte per detyren, profesionalizem dhe perkushtim duke garantuar suksesin. Stervitja ishte nje eksperience e jashtezakonshme per te gjithe oficeret, nenoficeret dhe detaret. Ajo ishte gjithashtu nje ballafaqim i nivelit tone me nivelin e efektivave te vendeve te NATO-s dhe na mesoi se c’duhet te bejme per te arritur nivelin e tyre.

Bashkepunimi me forcat e tjera, me institucionet vendore, me median dhe me publikun ishte nje tjeter eksperience e madhe e fituar.

Vleresimi i madh qe autoritetet me te larta te vendit si; Presidenti i Repulikes, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i SHP i bene stervitjes, ishte tregues i larte i rendesise qe Shqiperia i kushton integrimit ne NATO.

Vleresimet qe Komanda e Komponentit Detar te Napolit, por edhe komandantet e Forcave Detare te vendeve pjesemarrese bene per stervitjen ishin shume pozitive. U vleresua me shume perkushtimi, bashkepunimi, mikpritja, mbeshtetja pa rezerva dhe profesionalizmi i efektivave tona. Stervitja “Cooperative Engagment 2005″ ishte hapi me i madh i bere drejt integrimit ne NATO. Forcat Detare do ta perdorin kete eksperience te madhe per te vazhduar me vendosmeri rritjen e profesionalizmit te tyre per te arritur standartet e NATO-s. Une jam optimist – vazhdon ai -, shteti yne po fuqizohet e do te fuqizohet akoma me shume, mundesite ekonomike do te rriten e keshtu do te mundesohet pajisja Forcave Detare me mjete te reja, te kohes qe ato akoma e me shume te perfeksionohen, ne kryerjen e misionit te tyre historik, ruajtjes se kufinjve detare te vendit tone. Personalisht u ndodha ne nje takim te komandave te Forcave Detare te Rajonit. Nje nder gjerat qe me ra ne sy, ishte fakti qe Sllovenia kishte vetem nje anije. E megjithate, Komandanti i saj i Forces Detare kishte graden …Admiral. …Reciprociteti eshte edhe dinjitet,- do te shtoja une…